Helvetikët me treshen shqiptare në Serbi

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri do të jenë pjesë e Kombëtares së Zvicrës në duel me Bjellorusinë, i vlefshëm për kualifikimet e Euro 2024, i cili do të luhet në Serbi

Zvicra më 25 mars do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024 kundër Bjellorusisë.

Bjellorusia është nikoqire në Novi Sad, pasi nuk lejohet të organizojë ndeshjet në territorin e saj për shkak të përfshirjes në pushtimin rus të Ukrainës.

Seleksionuesi i hermetikëve, Murat Yatkin më 16 mars ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar ku në mesin e tyre janë edhe tre shqiptarët, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri që do të udhëtojnë në Serbi për t’u përballur me Bjellorusinë.

Dyshja e njohur, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka e kanë eliminuar dy herë Serbinë nga Botërori, më 2018 dhe 2022.

Në “Rusia 2018” dhe “Katar 2022” dy “shqipet” e Zvicrës ishin target i fyerjeve të huliganëve serbë, por janë përgjigjur në mënyrën më të mirë, me gola në fushën e lojës.

Sulmuesi Andi Zeqiri ishte pranë përfaqësimit të Kosovës, por në fund “tradhtoi” dhe zgjodhi Zvicrën, fanellën e së cilës e ka veshur 7 herë deri tani.

23-vjeçari është në pronësi të Brighton, por këtë sezon po luan i huazuar te Basel.

Tri ditë pas transfertës serbe ndaj Bjellorusisë (Novi Sad), Zvicra pret Izraelin në Gjenevë.

Kombëtarja e Zvicrës ndodhet në Grupin I së bashku me Kosovën, Izraelin, Rumaninë, Andorën dhe Bjellorusinë.

Gjatë muajit mars do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të fazës parakualifikuese për në Euro 2024.

Zvicra zhvillon ndeshjen ndaj Bjellorusisë më 25 mars dhe ndaj Izraelit, më 28 mars.

UEFA dërgon Xhakën e Shaqirin në Serbi për të luajtur kundër Bjellorusisë

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika