Ekzekutohet mbështetja për punëdhënësit që rritën pagat e punëtorëve në sektorin privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se këtë të enjte është ekzekutuar mbështetja për punëdhënësit privatë që ua rritën pagat e afër 17 mijë punëtorëve.

“Sot është ekzekutuar mbështetja për punëdhënësit që kanë rritur pagat e 16,996 punëtorëve në sektorin privat, masë me të cilën kemi subvencionuar 50% të rritjes së pagës për 3 muajt e parë”, ka njoftuar ai.

Kreu i Financave ka thënë se me përfundimin e kësaj mase është shënuar edhe përfundimi i të gjitha masave të Pakos për Përballje me Inflacionin.

Inflacioni ka rënduar buxhetet e familjeve gjithandej, por sipas Muratit asnjë qeveri e rajonit nuk ka pasur një pako kaq të madhe e kaq gjithëpërfshirëse si Pakoja për Përballje me Inflacionin që ka zbatuar Qeveria aktuale e Kosovës.

Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se nga Pakoja për Përballje me Inflacionin kanë përfituar mbi 284 mijë pensionistë, mbi 24 mijë familje në asistencë sociale, mbi 75 mijë zyrtarë publikë, mbi 208 mijë qytetarë kanë përfituar mbështetje për kursimin e energjisë, mbi 66 mijë studentë e mbi 12 mijë punëtorë të ndërmarrjeve publike.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika