Kosova pranon mbi 67 milionë euro nga BE si mbështetje ndaj krizës energjetike

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se në Thesarin e Kosovës janë pranuar 67.5 milionë euro nga BE në mbështetje për krizën energjetike

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se Kosova e ka pranuar “tranzhin e parë prej 67.5 milionë eurosh nga Bashkim Evropian, nga 75 milionë sa është mbështetja totale ndaj krizës energjetike”.

Sipas MF-së, fondet e BE-së do të përdoren për zbatimin e masave mbështetëse për energji.

“Këto fonde do të përdoren për zbatimin e masave mbështetëse për energji, të cilat përfshijnë mbështetjen ndaj familjeve më në nevojë, nxitjen e kursimit për konsumatorët familjar, mbështetjen për energji efiçiente për banesa e shtëpi, mbështetjen në për blerjen e paisjeve shtëpiake efiçiente, si dhe nxitjen e kursimit nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”, thuhet në njoftim.

May be an image of text

Kjo mbështetje financiare e BE-së për Kosovën, vjen përmes programit IPA 2023 për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, program i cili këtë vit është dedikuar në plotëni për financim në fushën e energjisë.

Tranzhi i dytë në vlerë prej 7.5 milionë eurosh sipas MF-së, do të disbursohet në vitin 2024.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika