ZKM jep detaje për bisedën telefonike të Kurtit me Chollet

Hera e fundit që kreu i ekzekutivit kosovar ishte takuar me presidentin Vuçiq ishte në Bruksel, më 27 shkurt. Takimi i dytë do të zhvillohet të shtunën e 18 marsit, në Ohër të Maqedonisë. Një ditë më përpara, Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Chollet

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe kryeministri Albin Kurti

Pas arritjes së tij në Ohër të Maqedonisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Chollet.

Përmes një njoftimi, Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se dyshja biseduan për rëndësinë e takimit të Ohrit të shtunën, takim në të cilin Kurti do të takohet me presidentin serb, Vuçiq në kuadër të fazës tjetër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Pas arritjes në Ohër, para takimit të nesërm të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të fasilituar nga Bashkimi Evropian, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. U bisedua për rëndësinë që kjo fundjavë ka për Kosovën, rajonin, integrimet Euro-Atlantike dhe sigurinë. Kryeministri theksoi se Kosova është e përkushtuar që dita e nesërme të jetë e suksesshme”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se Kurti falënderoi Chollet për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Takimi i shumëpërfolur i nivelit të lartë në mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të zhvillohet sot, e shtunë, në Ohër të Maqedonisë.

Që të dy protagonistët tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

Pjesë e takimit do të jetë edhe i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit.

 

Sy e veshë nga Ohri, Kurti e Vuçiq takohen sot

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika