Luzha: U desh kohë që ndërkombëtarët të arrijnë në një pikë ku do të dakordohej Kurti, ai ka pasur shumë kujdes

Ish koordinatorja e FES-it, Besa Luzha ka thënë se BE ka arritur me anë të planit në një pikë ku do të akordohej kryeministri Kurti i cili ishte kundër negociatave me Serbinë, mirëpo sipas saj, ai është treguar i kujdesshëm

Ish-drejtoresha e FES, Besa Luzha ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është treguar i suksesshëm duke insistuar deri në pikën kur aneksi i planit evropian të ishte i dakordueshëm për të.

E ftuar në edicionin special të RTV Dukagjini për zhvillimet në Ohër të Maqedonisë, Luzha ka thënë se për një dakordim nga ana e Kurtit, BE-së iu desh kohë.

“Te Kurti u desh goxha kohë që BE dhe partnerët ndërkombëtarë të arijnë deri në një pikë ku do të dakordohej Kurti. Me aq sa kam lexuar këtë situatë, kryeministri Kurti ka pasur shumë kujdes dhe ka insistuar në shumë gjëra gjatë procesit, dhe e gjithë kjo mund të jetë e mundshme me kushtin që do të ketë marrëveshje finale”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka thënë se duket se deri Kurti sqaroi pjesët e veta, erdhi edhe një deklaratë e Lajçakut gjatë vizitës së tij se e kishte më të qartë situatën dhe kërkesat e tij.

“Në momentin kur u sigurua nga garancitë dhe nga administrata amerikane…që nuk kërkon Amerika diçka nga Kosova që është kundër Kushtetutës dhe pavarësisë…atëherë duket se zoti Kurti u lirua nga ngarkesa dhe dha një dakordim”, gjersa thekson se një hezitim ishte parë nga ana e Vuçiqit.

Ndër të tjera, Luzha ka thënë se Kurti ka një përgjegjësi për të gjithë dhe, si rrjedhojë, duhet të ecë përpara.

Takimi i shumëpërfolur i nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të zhvillohet sot, e shtunë, në Ohër të Maqedonisë.

Që të dy protagonistët tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim dhe të njëjtit pritet të zhvillojnë takime individuale me ndërmjetësuesit. Ndërkaq, takimi trilateral do të nisë me fillim nga ora 13:30.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika