Berisha: Qasja e Borrellit do të jetë mundësi për të përmbyllur sagën e konflikteve

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se çështja Kosovë-Serbi nuk është vetëm çështje ndërkombëtare e rajonale, por edhe evropiane. Ish-zëvendësministri Berisha ka thënë se kjo qasje do të jetë mundësi "e shpëtimit të rajonit për të përmbyllur sagën e konflikteve"

Anton Berisha

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se marrëveshja e mbrëmshme e arritur në Ohër mes kryeminsitrit Kurti dhe presidentit Vuçiq është “rezultat i dakordimit të politikës transatlantike që të përmbyllet tregimi i pafundmë i dialogut që mund të zgjaste pakufi”.

“Ashtu siç e tha mbrëmë komisioneri Borrelli, çështja Kosovë- Serbi nuk është vetëm çështje e tyre e as vetëm rajonale, por është çështje europiane dhe si duket kjo qasje do të jetë mundësi e shpëtimit të rajonit për të permbyllur sagën e konflikteve dhe për të hyrë në rrugën e jetës europiane me në qendër paqen dhe humanizmin”, ka thënë Berisha.

“Kurreshtja e politikanit Albin Kurti për të ditur së çfarë është presioni ndërkombëtar u shua në variantin më të keq për të, duke u pajtuar që të mohojë gjithë karrierën e tij politike dhe duke pranuar zbatimin e asaj çfarë e kishte kundërshtuar çdo ditë në dhjetë vitet e fundit”, ka shkruar Berisha.

Berisha ka thënë se me këtë pranim “mbyllet cikli i sjelljeve dhe lojërave pseudopatriotike si mënyrë e ardhjes në pushtet dhe fillon rruga e të bërit politikë reale që mund t’i mundësojë Kosovës të kalojë prej gjendjes aktuale bllokuese e të hyjë në rrugën e integrimit euroatlantik”.

“Në qoftë së qeveria aktuale dhe shoqëria i kuptojnë mirë detyrat e marra dhe i zbatojnë ato në koordinim me aleatët tanë SHBA dhe BE-në, atëherë jeta e qytetarëve të Kosovës do të përmirësohet për çka është edhe qëllimi kryesor i politikës pavarësisht përkatësisë partiake. Opozita nuk ka pse të imitojë Kurtin kur ai vetë ka hequr dorë nga vetvetja, opozita duhet të marrë përgjegjësinë por edhe meritat për progresin e Kosovës, si në të kaluarën, ashtu edhe në të ardhmen, për të implementuar projektin madhor shqiptar të integrimit euroatlantik si e vetmja alternativë e kombit shqiptar si dhe e komuniteteve të tjera për shtetin e Kosovës”, ka thënë tutje Berisha.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika