Kurti në përvjetorin e mësimit në gjuhën turke: Ndihem krenar për traditën e gjatë të shumëgjuhësisë

Të hënën bëhen 72 vjet prej se qytetarët e Kosovës patën mundësinë të mësojnë edhe në gjuhën turke. Me këtë rast, kryeministri Kurti ka theksuar se ndjehet krenar për këtë traditë kaq të gjatë të shumëgjuhësisë në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, të hënën kanë vizituar shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Elena Gjika”, në shënim të përvjetorit të mësimit në gjuhën turke.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, shefi i ekzekutivit ka thënë se sot bëhen 72 vjet prej se qytetarët e Kosovës patën mundësinë të mësojnë edhe në gjuhën turke, teksa ka theksuar se ndjehet krenar për këtë traditë kaq të gjatë të shumëgjuhësisë në vend dhe për mundësinë që fëmijët në Kosovë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

Para stafit mësimdhënës të kësaj shkolle, kryeministri Kurti ka thënë se janë të lumtur që vjet Qeveria ka gjetur zgjidhje për të ofruar tekste shkollore mësimore edhe të tilla, që janë cilësore dhe në gjuhën turke.

Po ashtu, ai përmendi edhe Strategjinë e Arsimit për vitet 2022-2026, e cila përfshin subvencione të vazhdueshme për hartimin, rishikimin, përkthimin dhe përshtatjen e teksteve mësimore dhe materialeve të tjera në gjuhën turke, por edhe në gjuhët e komuniteteve të tjera joshumicë që jetojnë në Republikën e Kosovës.

“Ne gjithashtu do të ofrojmë mundësi për studentët që mësojnë gjuhët, siç mund të jetë dhe gjuha turke për shqiptarët këtu në Prishtinë, sepse duhet të mësojmë gjuhët e njëri-tjetrit. Të kuptojmë më mirë e bashkëpunojmë më shumë. Edhe individët edhe shteti përfitojnë më shumë nga avantazhet në tregun ndërkombëtar, si dhe solidaritet në nivel të Republikës kur njerëzit kanë mundësi të komunikojnë me njëri-tjetrin”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika