Zemaj: Takimi në Ohër e ka shpërfaqur mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj

Rezultatet e takimit në Ohër, ku u diskutua aneksi i zbatimit të planit evropian, sipas deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, tregojnë mashtrimin “15-vjeçar të kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje”.

Zemaj, në një konferencë për media, tha se zbatimi i marrëveshjes me Serbinë do t’i kushtojë shumë Kosovës.

“Takimi i Ohrit e ka shpërfaqur mashtrimin 15-vjeçar të kryeministrit dhe kauzat e rreme të LVV-së, e dyta kjo që është parë, neve do të na kushtojë shumë, në kuptimin e përgjegjësive që janë marrë. Një njeri që nuk e ka fare problem t’i anashkalojë fjalët e qëndrimet e thëna, t’i zhbëjë me një buzëqeshje, në kundërshtim edhe me parimet edhe me kushtetutën e Kosovë, nuk presim diçka më mirë”, ka thënë ai.

Zemaj tha se çështja e vetëmenaxhimit të komunitetit serb do ta krijojë një pushtet të tretë në Kosovë.

“Përtej obligimit për asociacionin, pjesa që është marrë vetëmenaxhimi, apo krijimi i një lidhje direkte të komunitetit serb, nuk përkthehet ndryshe vetëm krijimin e një pushteti të ri, i cili do të jetë në disfavor për të ardhmen e Kosovës, pa e siguruar të paktën njohjen e integrimin apo njohjen nga pesë vendet dhe ulësen në OKB”, ka thënë Zemaj.

Deputeti i LDK-së nuk u përgjigj në pyetjen se a do ta votojë partia e tij marrëveshjen e propozuar nga BE.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika