Raporti i IKD-së, Rezniqi: Tetë muaj e gjysmë merr kohë zgjidhja e një rasti në gjykatat e vendit

Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dhënë më shumë detaje rreth raportit që prezantuan sot, në të cilin u analizuan 50 aktgjykime nga Gjykatat Themelore

Arrita Rezniqi nga IKD-ja

Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka treguar se gjatë kësaj të hëne kanë prezantuar një raport në të cilin kanë analizuar 50 aktgjykimet e Gjykatave Themelore, duke shtuar se këtë e kanë bërë me qëllim të shohin se sa po zbatohet Konventa e Stambollit në Kosovë.

“Konventa e Stambollit i parasheh disa masa që duhet të ndërmerren nga shtetet që janë palë në mënyrë që t’i zbatojnë ato standarde. Duke e pasur të pamundur monitorimin e gjithë procesit, ne jemi fokusuar në monitorimin e aktgjykimeve që t’i identifikojmë të gjitha këto”, ka thënë Rezniqi.

“Një prej tyre ka qenë dhe kohëzgjatja ku kemi gjetur se janë mesatarisht 266 ditë apo tetë muaj e gjysmë që merr kohë zgjidhja e një rasti. Në të gjitha hapat e tjerë kjo përbën një kohë optimale”, ka shtuar ajo.

“Vlen të shtohet se rastet që janë kryer më shpejtë kanë qenë ato që cilësimin juridik e kanë pasur “Dhunë në familje” përderisa veprat tjera që cilësimin e kanë pasur sipas veprave baziek kanë marrë kohë pak më të gjatë”, ka theksuar Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

“Prej 50 aktgjykimeve, 47 aktgjykime kanë qenë aktgjykime dënuese, 2 kanë qenë liruese dhe 1 ka qenë refuzues”, ka theksuar Rezniqi.

Rezniqi është shprehur se kur e kanë analizuar aktgjykimin refuzues kanë kuptuar që prokurori është tërhequr nga aktakuza me arsyetimin që rasti nuk i përmban elementet e veprës penale “Dhunë në familje”.

Ajo ka potencuar se prej 47 aktgjykimeve dënuese, 37 prej tyre kanë qenë dënime me burgim me kusht.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika