Një ministre gjermane viziton Tajvanin pas 26 vjetësh

Ministrja Bettina Stark-Watzinger nënshkroi Marrëveshjen për shkencë dhe teknologji me Këshillin Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë së Tajvanit

Ministrja gjermane e Arsimit, Bettina Stark-Watzinger

Ministrja e Arsimit të Gjermanisë nënshkroi një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e teknologjisë me Tajvanin, teksa realizoi vizitën e parë të një anëtari të kabinetit të Gjermanisë në 26 vjet.

Ministrja Bettina Stark-Watzinger nënshkroi Marrëveshjen për shkencë dhe teknologji me Këshillin Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë së Tajvanit, në ditën e parë të vizitës së saj në Tajvan, teksa Kina e ka dënuar këtë vizitë.

Pekini e cilëson këtë ishull vetëqeverisës si pjesë të territorit të tij dhe thotë se do ta marrë një ditë kontrollin e Tajvanit, edhe me forcë nëse është e nevojshme. Kina vazhdimisht kundërshton vizitat dhe angazhimin e Tajvanit me zyrtarët ndërkombëtarë.

Sa herë ka pasur vizita në Tajvan të zyrtarëve të huaj, Kina ka shfaqur forcën e saj ushtarake dhe ka rritur presionin diplomatik dhe ekonomik, veçmas kur ka pasur vizita të politikanëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në Taipej, Stark-Watzinger tha se “është kënaqësi dhe nder i madh” për të që të jetë ministrja e parë e Qeverisë gjermane që viziton këtë ishull në më shumë se dy dekada.

“Kjo marrëveshje është për përforcimin e bashkëpunimit në bazë të vlerave demokratike, transparencës, reciprocitetit dhe lirisë shkencore”, tha ajo.

Vizita e saj vjen pasi dy muaj më parë një delegacion i lartë i Parlamentit gjerman udhëtoi për në Tajvan, një lëvizje që u kritikua ashpër nga Pekini.

Stark-Watzinger, kur u pyet për kundërshtimet e Kinës për vizitën e saj, nuk pranoi të komentonte.

Ministria e Jashtme gjermane javën e kaluar riafirmoi përkushtimin e saj për politikën “Një Kinë”, pasi me Pekinin ka raporte dypalëshe, por po ashtu mban “raporte të ngushta dhe të mira me Tajvanin”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika