Gjenerali Sefer Isufi emërohet këshilltar ushtarak i presidentes Osmani

Gjenerali i FSK-së, Sefer Isufi, është emëruar si këshilltar ushtarak i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani

Gjenerali i FSK-së, Sefer Isufi me presidenten Vjosa Osmani

Me kërkesë të presidentes së Kosovës, njëherësh komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani, FSK ka dërguar gjeneral brigade, Sefer Isufi, anëtar i personelit ushtarak, të shërbejë si këshilltar ushtarak i presidentes.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se Isufi ka përvojë të gjatë ushtarake dhe është i diplomuar në disa fusha ushtarake.

“Gjeneral brigade, Sefer Isufi, ka përvojë të gjatë ushtarake dhe është i diplomuar në fushën e sigurisë në Kolegjin e Luftërave Tokësore, pastaj në Universitetin e Mbrojtjes së Turqisë, respektivisht Institutin për Komandim dhe Drejtim Strategjik të Forcave të Armatosura në Stamboll”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim thuhet se përgjatë karrierës së tij në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, gjeneral Isufi “ka realizuar detyra me përgjegjësi të lartë në hartimin e politikave dhe planeve të mbrojtjes, si dhe zbatimit të tyre në nivel strategjik dhe operacional”.

Presidentja Osmani duke i uruar mirëseardhje gjeneral Isufit, ka theksuar se përvoja e tij profesionale do të kontribuojë edhe më shumë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika