Mushkolaj drejtuar Rexhajt: Po deshët quajeni “vetëmenaxhim”, “Asociacion” apo “Zajednicë”, bëhet fjalë për autonomi

“Vetëmenaxhim”, “Asociacion” apo “Zajednicë”?

Për analistin Imer Mushkolaj që të trija termet nënkuptojnë autonominë.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Mushkolaj iu drejtua deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha, duke deklaruar se i njëjti po përpiqet të hedhë hi syve, duke thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe përfshihet në marrëveshjen e arritur në Ohër.

“Quajeni si të doni. Po deshët ‘vetëmenaxhim’, ‘vetadministrim’, ‘Asociacion’ apo ‘Zajednicë’. Zonja dhe zotëri bëhet fjalë për autonomi. Se për çfarë autonomie bëhet fjalë është çështje tjetër…thelbi qëndron tek autonomia që do të ketë komuniteti serb në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Mushkolaj ka thënë se esenca qëndron te lloji i autonomisë e që thekson se shpreson që të mos jetë autonomia territorial.

“Jo domosdoshmërisht autonomia nënkupton autonomi të fuqishme, të them autonomi e cila mas 10-25 vjet ka të drejtë të votojë të shkëputet nga një territor, në këtë rast nga Kosova. Po them që logjika mbi të cilën është nënshkruar marrëveshja e 2013, pse janë vendosur parimet më 2015 dhe pse është nënshkruar tash që e tha zoti Kurti, janë pranuar marrëveshjet e kaluara dhe që zoti Lajçak ka thënë vetë dje se vetëmenaxhimi nënkupton Asociacionin, po flasim për autonomi. Për mua është e rëndësishme që gjatë punës në ankesë për t’u zbatuar kjo që është nënshkruar, për t’i ikur autonomisë territoriale”, ka deklaruar ai.

Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër, në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

BE-ja ka thënë se të palët janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika