Shefi i diplomacisë hungareze kërkon përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka shprehur mbështetjen e tij për zgjerimin e Bashkimit Evropian, dhe bëri thirrje për përshpejtim të këtij procesi

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka shprehur mbështetjen e tij për zgjerimin e Bashkimit Evropian, dhe bëri thirrje për përshpejtim të këtij procesi.

Ai ka theksuar se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishin tashmë në BE, problemet e emigracionit mund të trajtoheshin në mënyrë më efikase.

Këto komente, ai i bëri gjatë një vizite zyrtare në Sarajevë, të mërkurën më 22 mars.

Sipas tij, më shumë se 265,000 emigrantë u ndaluan në kufirin jugor të Hungarisë vitin e kaluar. Szijjarto shtoi se emigrimi është pika kryesore e bashkëpunimit midis Ministrisë së Brendshme hungareze dhe Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës.

“Ne e dimë se sa më mirë dhe më efikas të jetë bashkëpunimi në vendet e Ballkanit Perëndimor, aq më efikas është menaxhimi i emigracionit”, ka cituar ai.

Hungaria gjithashtu dëshiron që procesi i zgjerimit të BE-së të përshpejtohet, sepse stabiliteti i Bosnjës “është gjithashtu i një rëndësie të madhe edhe për ne”.

“Ne presim që Brukseli të ndërmarrë hapa konkretë në rrugën e pranimit më të shpejtë të [Bosnjës] në BE”, ka thënë Szijjarto pas takimit me ministrin e Jashtëm boshnjak Elmedin Konakoviq në Sarajevë.

Szijjarto komentoi vendosjen e sanksioneve nga BE-ja ndaj individëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke pretenduar se ato nuk e kanë arritur qëllimin e tyre.

Deklaratat e tij përputhen me ato të Viktor Orban, kryeministrit të Hungarisë, i cili ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë.

Kritikët kanë thënë se pozicioni i Hungarisë ndaj sanksioneve i ka vendosur çështjet ekonomike afatshkurtra përpara sigurisë afatgjatë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Szijjarto ka deklaruar se Hungaria nuk do të ndalojë blerjen e gazit natyror nga Rusia.

Me këtë rast, ai ka theksuar se “Në situatën aktuale gjeopolitike, një furnizim i sigurt me gaz natyror për Hungarinë është i pamundur pa burime ruse”.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika