Bislimi dhe Szunyog nënshkruajnë marrëveshjen IPA 2022

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e kanë nënshkruar marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022.

Bislimi, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, tha se ajo e ka vlerën e mbi 91 milionë eurove.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje sot, Kosova përfiton edhe mbi 62 milionë euro nga BE-ja, të cilat do të zbatojnë një sërë projektesh. Përveç fondeve të ndara nga BE-ja, fondet do të shtohen edhe nga buxheti jonë me mbi 4 milionë euro dhe po ashtu do të vijnë financime nga partnerët e tjerë bilateralë në masën e 24.88 milionë euro – gjithsej kjo marrëveshje zbaton fonde prej 91.83 milionë euro”, tha Bislimi.

Szunyog tha se Bashkimi Evropian është ofruesi më i madh i asistencës financiare për Kosovën, dhe se po ashtu, sipas tij, BE mbetet partneri strategjik më i rëndësishëm për vendin tonë.

“Para disa muajsh e kemi nënshkruar një kornizë për mbështetje financiare për energji. Sot jemi dëshmitarë të nënshkrimit të një pakoje të re të rrugës së saj evropiane. BE-ja vetëm që mbetet ofruesi më i madh i asistencës financiare për Kosovën, por janë partnerë strategjikë”, tha ai.

Szunyog i renditi disa prioritete, të cilat i synon mbështetja e BE-së apo marrëveshja IPA 2022.

“Kjo mbështetje është për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe të gjelbër në Kosovë, ky lloj i ndihmës financiare fokusohet në prioritetet vijuese: Për të kontribuuar në një shoqëri multietnike stabile, me një sistem të llogaridhënies. T’i shtojë kapacitetet e Kosovës për shfrytëzimin në mënyrë efikase për fondet e IPA-së, për t’i shfrytëzuar nevojat emergjente. Për ta ndihmuar tranzicionin drejt zvogëlimit të emetimit të karbonit. Për ta stabilizuar gjendjen ekonomike për komunitetet”, ka thënë ai.

Tutje, ai tha se pret ratifikim të shpejtë të kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika