Zëdhënësi i Qeverisë për Asociacionin: Nuk do të ketë autonomi territoriale

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se nga Asociacioni nuk do të ketë autonomi territoriale, shkelje të Kushtetutës dhe eskivim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se dallimi mes vetëmenaxhimit dhe vetëqeverisjes është diskutim që varet nga takimet dhe bisedat që do të vijojnë.

“Lajçak ka dorëzuar rreth 15 modele që janë duke u analizuar për të parë se çfarë prej atyre modeleve mund të jetë e përshtatshme për Republikën e Kosovës brenda për brenda kontekstit të saj”, ka thënë Kryeziu.

“Ajo se çfarë e dimë është që nuk do të ketë autonomi territoriale, nuk do të ketë shkelje të Kushtetutës, nuk do të ketë eskivim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Do të ketë referim në letrën e zonjës Mogherini dhe do të ndërtohet mbi bazën e asaj që Chollet dhe Escobar kanë thënë në diskutime publike e politike”, ka shtuar ai.

Kryeziu ka theksuar se Serbia insiston të shmang nënshkrimin sepse sipas tij, ajo thotë që nga ai nënshkrim derivojnë obligime ndërkombëtare. Sipas tij, në këtë situatë “ka diqka”.

“Serbia synon stagnim, investon për prapakthim dhe dëshiron të ruajë Kosovën kështu në status-quo siq është. Ndërkaq që marrëveshja me rastin e mbështetjes nga të gjitha shtetet e BE-së praktikisht i mundëson Kosovës të avancojë në agjendën evropiane, por dhe i fuqizon argumentet e saj për njohje të reja”, ka theksuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në “FIVE” të RTV Dukagjinit.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika