Balla për vrasjen në Top Channel: Duhet bërë çmos që autorët e krimit të identifikohen

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulat Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka dënuar vrasjen e punëtorit të sigurisë të mediumit Top Channel.

Sipas Ballës, sulmi i sotëm është një akt tepër i rëndë dhe që kërkon një kundërpërgjigje të qartë dhe të fortë nga shteti.

Ai ka thënë se duhet të bëhet ç’është e mundur për identifikimin dhe dënimin e autorit apo autorëve të krimit.

“Sulmi terrorist ndaj televizionit më të madh kombëtar, ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë Pal Kola, është një akt tepër i rëndë dhe që kërkon një kundërpërgjigje të qartë dhe të fortë nga shteti. Duhet bërë çmos në identifikimin e autorëve dhe për një ndëshkim model, në mënyrë që ngjarje kriminale të këtij lloji kundër medias së lirë të mos ndodhin më. Ngushëllime familjes së madhe Top Channel, për humbjen e një pjesëtari të kësaj kompanie të madhe mediatike të gjithë shqiptarisë. Si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, i shpreh solidaritetin e plotë Lori Hoxhës dhe të gjithë punonjësve të Top Channel në këtë moment kaq shqetësues”, ka thënë ai.

Televizioni shqiptar, Top Channel, është përballur me një situatë të rëndë mesnatën e së dielës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të rojës së sigurimit nga persona ende të paidentifikuar.

Roja i sigurisë, Pal Kola, ka humbur jetën, pasi u qëllua me armë rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta.

Në autostradën e Kavajës, te vendi i quajtur “Përroi i Agait”, është gjetur një automjet i djegur tip “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve. Sipas informacioneve, targat e automjetit rezultojnë të vjedhura.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika