Përfundon ndeshja Kosovë – Andorrë me rezultat 1:1

Ka përfunduar ndeshja mes Kosovës dhe Andorrës me rezultat barazues, 1:1

Ndeshja mes Kosovës dhe Andorrës ka përfunduar me rezultat barazues 1:1.

Ekipi nga Kosova ka arritur të nxjerrë një pikë në përballjen ndaj Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë, Kosova kaloi në epërsi me Edon Zhegrovën, në minutën e 59’.

Por, Andorra e barazoi rezultatin menjëherë pas 2 minutash, me anë të Albert Rosas Ubach.

Kosova pas dy ndeshjeve ka dy barazime në grupin I, pasi Dardanët arritën të barazojnë edhe me Izraelin në Tel Aviv, po ashtu me rezultat 1-1.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika