Gjermania do të dërgojë edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Gjermania ra dakord të mërkurën të japë miliarda euro ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në vitet e ardhshme, për ta forcuar luftën kundër Rusisë

Fotografi ilustruese; Parlmamenti gjerman.

Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë euro shtesë mbështetje ushtarake në Ukrainën.

Komisioni për Buxhet i Bundestagut gjerman dha dritën e gjelbër më 29 mars për shpenzimet e pabuxhetuara.

Financimi shtesë përfshin 3.2 miliardë euro që do të disbursohen në vitin 2023, dhe linja krediti për periudhën 2024 -2032 që arrijnë vlerën në rreth 8.8 miliardë euro.

“Me paratë, Ukraina mund të blejë drejtpërdrejt armatim me mbështetjen e Qeverisë gjermane”, thanë në një deklaratë tre politikanë që përfaqësojnë Qeverinë në këtë komision.

Një muaj më parë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se mbështetja e shtetit të tij për Ukrainën “është e dizajnuar që të jetë afatgjatë”, raporton Reuters.

Të hënën, Gjermania ia ka dorëzuar Ukrainës 18 tanke Leopard 2 – që cilësohet si “tanku më i mirë në botë për betejë”, i cili për gati gjysmëshekulli ka kombinuar aspektet e fuqisë, mbrojtjes, shpejtësisë dhe manovrueshmërisë, duke e bërë atë të përshtatshëm për shumë lloje të situatave të luftimit.

Ky shtet, më 25 janar, pas një beteje të gjatë politike të brendshme, u pajtua për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera evropiane të dërgonin të tyret, pas disa javësh debat intensiv dhe presion në rritje nga aleatët.

Edhe shtetet e tjera evropiane i kanë premtuar Ukrainës tanket Leopard 2. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të dërgojnë në Ukrainë tanket e fuqishme Abrams.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika