Çerkini në marshin në Prishtinë: Padrejtësi po na bëhen në Hagë pa pikë faji

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini në marshin në Prishtinë ka thënë se po na bëhen padrejtësi në Hagë

Bajram Çerkini

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini, në marshin që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se është një ndjesi e mirë të dalësh para një mase të madhe njerëzish.

“E keni bërë edhe më të bukur Prishtinën, për t’i treguar të gjithë atyre që nuk po marrin vesh që liria më të vërtetë ka emër”, ka thënë Çerkini.

“Sot po mbushen 24 vjet, në çdo cep të kësaj Kosove përkujtohen masakrat, vrasjet, vuajtjet tuaja. UÇK, ju jeni ata që na keni shpëtuar”, ka thënë tutje Çerkini.

“Në vend që sot të flasim për zhvillimin, të flasim për llogaridhënien e atyre që kryen krime…Padrejtësi po na bëhen në Hagë pa pikë faji”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika