Blinken: Rusia duhet t’i lirojë menjëherë dy amerikanët e ndaluar

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar nga minsitri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, që të lirojë menjëherë një gazetar të gazetës “Wall Street Journal”, i cili u ndalua javën e kaluar, si dhe amerikanin Paul Whelan të burgosur që nga viti 2018

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i kërkoi ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, që ta lirojë menjëherë një gazetar të gazetës “Wall Street Journal”, i cili u ndalua javën e kaluar, si dhe amerikanin Paul Whelan të burgosur që nga viti 2018.

Departamenti i Shtetit njofton se Blinken dhe ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Në këtë bisedë telefonike me minsitrin Lavrov, kryediplomati Blinken shprehu shqetësimin e thellë për ndalimin nga Kremlini të gazetarit Evan Gershkovich nën akuzat për spiunazh. Ai bëri thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.

Shtetasi amerikan, Paul Whelan, ka qenë drejtor për sigurinë globale në kompaninë “BorgWarner”, një furnizues amerikan i pjesëve të këmbimit për makinat. Ai u ndalua në Rusi në dhjetor të vitit 2018 nën akuza për spiunazh. Qeveria amerikane dhe familja e tij janë shprehur se akuzat janë të pabaza. Ai po vuan një dënim me 16 vjet burgim.

Kryediplomati Blinken dhe ministri i Jashtëm rus, Lavrov, po ashtu, diskutuan për krijimin e një mjedisi ku misionet diplomatike mund t’i kryejnë detyrat e tyre, sipas deklaratës së Departamentit të Shtetit.

Ministria e Jashtme ruse përmes një deklarate, ka thënë se kryediplomati Lavrov i theksoi homologut Blinken nevojën për t’i respektuar vendimet e autoriteteve ruse për rastin e gazetarit Gershkovich, për të cilin, Moska pretendon pa prova se “u kap në flagrancë”.

Gazeta “Wall Street Journal” ka mohuar me vendosmëri akuzat dhe ka kërkuar lirimin e gazetarit Gershkovich. Zyrtarët amerikanë i kanë bërë gjithashtu thirrje Rusisë që ta lirojnë atë, ndërsa presidenti Joe Biden u tha gazetarëve të premten se mesazhi i tij për Rusinë ishte “Lëreni të lirë”.

Departamenti i Shtetit e cilësoi si të papranueshëm ndalimin e gazetarit Gershkovich. VoA

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika