Zgjatet afati për subvencione në bujqësi

Me anë të një postimi në Facebook, ministri Peci ka bërë të ditur se afati për subvencione në bujqësi do të zgjasë deri më 14 prill të këtij viti

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se afati për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023 është shtyrë për herë të dytë.

Me anë të një postimi në Facebook, ministri Peci ka bërë të ditur se afati do të zgjasë deri më 14 prill të këtij viti.

“Të nderuar fermerë, shtyhet për herë të dytë e të fundit afati për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023.  Zgjatja e këtij afati bëhet për 7 ditë përkatësisht nga data 7 prill 2023 deri më 14 prill 2023 në ora 16:00. Punë të mbarë e të bereqetshme!”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika