Musliu-Kurtit: Ju i përfillni direktivat që vijnë nga Dejona Mihali

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se gjatë vizitës në Tiranë së bashku me Dejona Mihalin, ai ka bërë shkelje të protokollit, gjithashtu e ka akuzuar atë për keqpërdorim të taksave të qytetarëve dhe detyrës zyrtare

Ganimete Musliu- PDK

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me pyetjen se a ka qenë pjesë e takimit të tij në Tiranë edhe Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve, pyetje në të cilën Kurti është përgjigjur me ironi.

Ai ka thënë se e konsideron si kompliment këtë, pasi sipas tij, përgjatë dy viteve qeverisjeje opozita vjen dhe bën këtë pyetje.

“Fillimisht më lejoni që të ju njoftoj se vizita në Tiranë ishte me karakter pune, ndërmjet dy shteteve tona. Dejona Mihali ka vlerë të shtuar në rolin e saj si drejtuese e komiteteve profesionale dhe punës që bën me Kuvend për koordinimin e grupit parlamentar. Nuk ka qenë pjesë e takimeve me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama, përveç atyre me parlamentin”, ka thënë Kurti.

“Më lejoni që të ju falënderohem për këtë kompliment, pas dy viteve qeverisje, shikoni se çfarë pyetje më bëni mua. Është kompliment për qeverisjen tonë, gjithçka ka shkuar aq mirë sa që paska mbetur problemi me Dejona Mihali. Më duhet të ju sqaroj votuesve të juaj, se Dejona Mihali është nga Tirana, se mënyra se qysh po e shtroni pyetjen po duket si me qenë nga Beogradi”, ka vijuar Kurti.

Ndërsa, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka thënë se kjo përbën shkelje të protokollit shtetëror, pasi sipas saj është dashur që të ftohen të gjithë shefat e grupeve parlamentare të jenë pjesë e kësaj vizite në Tiranë.

“Unë isha shumë e qartë se ishte vizitë pune ndërshtetërore, që ka qenë me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, nëse merret këshilltare e VV-së për të njoftuar për punën e parlamentit është dashur të merren të gjitha shefat e grupeve parlamentare, është shkelje e protokollit shtetëror”, ka thënë Musliu.

“Pjesëmarrja e Dejona Mihailit është shpërdorim i taksave të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare nga kryeministri i vendit Albin Kurti”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika