Lampard rikthehet në Chelsea

Chelsea ka njoftuar se Frank Lampard është emëruar trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit

Chelsea ka njoftuar se Frank Lampard është emëruar trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

Ky është një rikthim në “Stamford Bridge” për anglezin, pasi e kishte drejtuar Chelsean në 84 ndeshje, duke përfshirë edhe një finale të FA Cup.

Pronarët Todd Boehly dhe Behdad Eghbali u shprehën të lumtur me rikthimin e Lampardit në krye të skuadrës.

“Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Frankun në “Stamford Bridge”. Frank është një një legjendë e këtij klubi. Ndërsa vazhdojmë procesin tonë kërkues për një trajner të përhershëm, ne duam t’i ofrojmë klubit dhe tifozëve tanë një plan të qartë dhe të qëndrueshëm për pjesën e mbetur të sezonit. Ne duam t’i japim vetes shans për sukses dhe Frank ka të gjitha karakteristikat dhe cilësitë që na duhen për të na çuar në rrugën e duhur”, kanë cituar ata.

Chelsea është larg synimeve në Premier League. Është eliminuar në të dy kupat. Por është në garë për fitimin e Ligës së Kampionëve, ku takohet me Real Madridin.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika