Kryesia e Kuvendit vendos për seancën e radhës, Kurti në interpelancë

Është vendosur nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës që në seancën plenare të radhës të jetë interpelanca e kryeministrit Kurti

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka marrë vendim që në rend dite të seancës plenare të ardhshme të jetë interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Rendi i ditës:

I. Seanca plenare e shtyrë më 12 dhjetor 2022 dhe 8 mars 2023:

  1. Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

  1. Pyetjet parlamentare,
  2. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,
  3. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”.
  4. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM Pastrimi Sh.A, për vitin 2021,III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika