Mehaj për Betejën e Koshares: Një prej momenteve më të lavdishme të luftës së popullit tonë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar 24-vjetorin e Betejës së Koshares, të cilën Mehaj e ka përshkruar si një prej momenteve më të lavdishme të luftës së popullit tonë për çlirim dhe bashkim kombëtar

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar 24-vjetorin e Betejës së Koshares, të cilën Mehaj e ka përshkruar si një prej momenteve më të lavdishme të luftës së popullit tonë për çlirim dhe bashkim kombëtar.

“Kujtojmë brigadën 138 me në krye heroin e kombit, dëshmorin Agim Ramadani, si dhe 100 të rënët e kësaj beteje, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ardhur nga treva të ndryshme që për asnjë moment nuk iu frikësuan armikut as vdekjes, ngase të guximshëm e stoik i mbante dashuria për atdheun dhe besimi i pashoq se duhet luftuar për lirinë e popullit e për tokën e trashëguar ndër breza”, ka shkruar Mehaj.

“Ishte pikërisht në këtë betejë e nga kjo brigadë që u largua kufiri i pakuptimtë ndërmjet shqiptarëve i imponuar nga pushtimi jugosllav, duke i bërë bashkë në këtë mënyrë fizikisht shqiptarët e të dyja anëve, vendasit e tokës ilire që i bashkon gjuha e tradita, e kaluara dhe e ardhmja, kombi që nuk njeh ndarje fizike ngase e pashkëputshme është lidhja emocionale për këto troje e për njëri-tjetrin”, ka shkruar tutje ministri Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes ka nderuar të rënët e kësaj brigade, sakrificën e tyre dhe “për veprën që si e gdhendur në gurë do të mbetet e pashlyer në memorien tonë e në historinë e kombit”.

24 vjet nga Beteja e Koshares

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika