Haxhihamza më i miri i xhiros së 28-të në Albi Mall Superligë

Çmimi “Ylli i Javës” për javën e 28-të në Albi Mall Superligë i ka takuar portierit të Dukagjinit, Kenan Haxhihamza

Kenan Haxhihamza është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 28-të të Superligës së futbollit.

Haxhihamza është portieri i FC Dukagjinit, i cili i ka bërë gjashtë pritje të shkëlqyeshme në ndeshje me Prishtinën, duke qenë kësisoj më meritori në fitoren e klinasve në kryeqytet me rezultat 2:1.

Pasi mori këtë çmim, portieri i FC Dukagjinit u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme, derisa beson se ecuria pozitive e skuadrës së tij të vazhdojë.

“Të zgjedhësh më i miri i javës dhe sidomos në një përballje në transfertë kundër një ekipi si Prishtina, është kënaqësi e veçantë. Dukagjini po kalon një seri pozitive të rezultateve dhe kjo na bënë të besojmë që ecuria jonë do të vazhdojë edhe në xhirot në vijim, e ku secila ndeshje do të jetë finale në vete. Këtë çmim ia dedikoj bashkëlojtarëve, pa të cilët edhe performanca ime do të ishte më e vështirë”, ka theksuar Haxhihamza për faqen zyrtare të FFK-së.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika