Rrëfimi për objektin ku pretendohet se janë kryer krime

Objekti i konviktit në Gjilan, është bërë çështje kryesore në akuzën e Zgjeruar të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në këtë dokument pretendohet se janë kryer krime lufte. Por, një gjë e tillë mohohet kategorikisht nga gjilanasit

Konvikti i studentëve Gjilan

Në konviktin e studentëve në Gjilan, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendohet se në korrik të vitit 1999, janë kryer krime.

Një gjë e tillë është bërë e ditur në një pulbikim që së fundmi e kanë bërë Dhomat e Specializuara.

“Zgjerimi i Aktakuzës nga ana e zyres së Prokurorit të Specializuar, për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në paraburgim në Hagë, pretendon se edhe në këtë objekt që shërben si konvikt, ne vitin 1999, janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga ana e pjesetarëve të UÇK-së”.

Por, për RTV Dukagjinin, Selajdin Abdullahu e thotë të kundërtën.

Abdullahu, i cili që nga viti 1999 ishte administrator i ndihmave për konviktin, thotë se në këto objekte kanë qëndruar vetëm refugjatë nga Presheva, duke mohuar kategorikisht që aty kishte pasur krime lufte.

“Apsolutisht, ato janë të pavërteta. Unë kam gravituar konviktin disa herë, i kam regjistruar skamnorët aty. Shënimet i kam akoma. Me çka kam parë unë aty asnjëherë nuk ka pasur krime të tilla. Aty ka pasur refugjatë që kanë ardhur nga Lugina“, ka thënë kryetari i shoqatës së të burgosurve.

Selajdin Abdullahu

Në ndërkohë, ish zëvendës ministri i punëve të brenshme, Izmi Zeka kritikon ashpër qasjen e Prokurorisë Speciale në Hagë.

“Kjo çka dëgjova dje më duket sikur vazhdë e atyre trillimeve dhe lojrave që tashmë më shumë po i ngjanë lojrave politike sesa një gjykate korrekte”.

Izmi Zeka

Në aktakuzën e zgjeruar thuhet se në këto objekte ishte marrë peng një çift serb nga pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky zgjerim i aktakuzës është bërë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndërsa me 10 maj do të mbahen katër seanca në Hagë, ku ish-krerët e UÇK-së do të deklarohen rreth akuzës me të cilën ngarkohen së fundi.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika