Nga një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj Valon Sylës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe u ka shqiptuar masën prej një muaji paraburgim tre të dyshuarve L.D., K.H. dhe O.H., për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj tre të dyshuarve për sulmin fizik ndaj gazetarit, Valon Syla.

Kjo pasi gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, për caktim të masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Prokuroria Speciale të enjten ka kërkuar masën e paraburgimit për tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Kjo pasi të mërkurën Policia e Kosovës kishte arritur t’i arrestojë tre personat e dyshuar.

Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht të martën në mbrëmje nga tre persona, të cilët deri më tash nuk janë arrestuar.

Në një përgjigje për Dukagjinin, Syla tha se ishte sulmuar nga “tre islamikë fanatikë”.

“Tre islamikë fanatikë më kanë sulmuar, shpejtë e shpejtë ka ndodhur edhe kanë ikë”, deklaroi ai për Dukagjinin.

EKSKLUZIVE: Valon Syla flet drejtpërdrejt nga QKUK pas sulmit, sigurimi shtyen fizikisht gazetarin e RTV Dukagjinit (VIDEO)

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika