Beatriz Flamini, atletja që jetoi 500 ditë në shpellë

Me 60 libra dhe 1000 litra ujë me vete, Beatriz Flamini hyri në shpellën në Granada në vitin 2021 për të dalur pas 500 ditësh. Ajo tregon eksperiencën e saj në shpellë, nga humbja e sensit të kohës deri tek "halucinacionet dëgjimore"

Një atlete spanjolle ka dalë nga një shpellë pasi ka kaluar 500 ditë pa kontakt njerëzor, në atë që mund të jetë një rekord botëror.

Kur Beatriz Flamini hyri në shpellën në Granada, Rusia nuk kishte pushtuar Ukrainën dhe bota ishte ende nën kontrollin e pandemisë Covid-19.

E gjitha ishte pjesë e një eksperimenti të monitoruar nga afër nga shkencëtarët.

“Jam ende e bllokuar në 21 nëntor 2021. Nuk di asgjë për botën”, tha ajo pasi doli nga shpella, transmeton BBC.

Flamini, 50, hyri në shpellë në moshën 48-vjeçare. Ajo e kaloi kohën e saj në shpellën e thellë 70 metra duke ushtruar, vizatuar dhe thurur kapele prej leshi. Ajo mori 60 libra dhe 1000 litra ujë, sipas ekipit të saj mbështetës.

Ajo monitorohej nga një grup psikologësh, studiuesish, specialistë në studimin e shpellave por asnjë nga ekspertët nuk kontaktoi me të.

Pamjet në stacionin spanjoll TVE treguan se ajo po ngjitej nga shpella duke buzëqeshur, përpara se të përqafonte ekipin e saj.

Duke folur pak më pas, ajo e përshkroi përvojën e saj si “të shkëlqyer, të pamposhtur”.

“Unë kam heshtur për një vit e gjysmë, duke mos folur me askënd përveç meje”, tha ajo. “Kam humbur ekuilibrin, prandaj po më mbajnë. Nëse më lejoni të bëj dush – nuk kam prekur ujin për një vit e gjysmë – pastaj shihemi pas pak. është në rregull me ju?”

Ekipi i Flaminit thotë se ajo ka thyer një rekord botëror për kohën më të gjatë të kaluar në një shpellë

Flamini më vonë u tha gazetarëve se humbi ndjenjën e kohës pas rreth dy muajsh.

“Ishte një moment kur më duhej të ndaloja së numëruari ditët,” tha ajo, duke shtuar se mendonte se kishte qenë në shpellë për “në mes 160-170 ditësh”.

Ajo tha se një nga momentet më të vështira erdhi kur pati një pushtim mizash brenda shpellës, duke e lënë të mbuluar. Njëherit, ajo përshkroi edhe të ashtuquajturat, “halucinacione dëgjimore”.

“Ju heshtni dhe truri e krijon atë,” tha ajo.

Ekspertët e kanë përdorur kohën e saj në izolim për të studiuar ndikimin e izolimit social dhe çorientimit ekstrem të përkohshëm në perceptimin e njerëzve për kohën.

Ekipi mbështetës i Flamini tha se ajo ka thyer një rekord botëror për kohën më të gjatë të kaluar në një shpellë, por Rekordet Botërore Guinness nuk kanë konfirmuar nëse ka një rekord për kohën vullnetare të jetesës në një shpellë.

Ajo u ka dhënë “kohën më të gjatë të mbijetuar të bllokuar nën tokë” 33 minatorëve kilianë dhe bolivianë që kaluan 69 ditë 688 m nën tokë pas shembjes së një miniere bakri-ari në Kili në vitin 2010.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika