SHBA-ja, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Franca krijojnë aleancë për energji bërthamore

Të pesë shtetet do të shfrytëzojnë sektorët e tyre bërthamorë për të minuar rolin e Rusisë në zinxhirin e furnizimit, duke ia pamundësuar presidentit rus Vladimir Putin financimin e luftës së tij në Ukrainë, përmes të hyrave të kësaj fushe

Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Franca kanë krijuar një aleancë për të zhvilluar një zinxhir të furnizimit për lëndën e parë që mundëson prodhimin e energjisë bërthamore.

Njoftimi, që është bërë përgjatë takimeve të zyrtarëve të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), synon të përjashtojë Rusinë prej tregjeve ndërkombëtare të energjisë bërthamore, ka thënë Departamenti britanik për Siguri Energjetike.

Të pesë shtetet do të shfrytëzojnë sektorët e tyre bërthamorë për të minuar rolin e Rusisë në zinxhirin e furnizimit, duke ia pamundësuar presidentit rus Vladimir Putin financimin e luftës së tij në Ukrainë, përmes të hyrave të kësaj fushe.

Sekretari britanik për Energji, Grant Shapps, ka thënë se “Mbretëria e Bashkuar ka qenë në krye të përpjekjeve globale për ta mbështetur Ukrainën, për ta mposhtur [presidentin rus, Vladimir] Putin dhe për të siguruar se as ai, as askush tjetër si ai, të mos mendojnë se mund ta mbajnë botën në grusht, sa i përket energjisë”.

“Ky është hapi i radhës, bashkimi me shtetet e tjera, për t’i treguar Putinit se Rusia nuk është e mirëpritur më”.

Departamenti britanik për Energji ka thënë se kjo marrëveshje do të forcojë sektorin e energjisë bërthamore në Britani, duke ndihmuar në rritje të pavarësisë dhe ulje të faturave të rrymës.

Lënda e parë përdoret për të vënë në funksion stacionet bërthamore, të cilat prodhojnë rreth 15 për qind të energjisë në Britani.

Ky vend synon të rrisë prodhimin e energjisë, nga reaktorët bërthamorë, në 25 për qind, deri më 2050.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika