Britania sanksionon pesë rusë pas dënimit të kritikut të Kremlinit

Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar pesë rusë pas dënimit me 25 vjet burg të veprimtarit opozitar rus, Vladimir Kara-Murza, i cili ka edhe shtetësi britanike

Fotografi ilustruese

Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar pesë rusë pas dënimit me 25 vjet burg të veprimtarit opozitar rus, Vladimir Kara-Murza, i cili ka edhe shtetësi britanike.

Sekretari i Jashtëm, James Cleverly, sanksionoi gjyqtaren Yelena Lenskaya, e cila miratoi arrestimin fillestar të Kara-Murzës, hetuesit Denis Kolesnikov dhe Andrei Zadachin, të cilët morën pjesë në arrestimin e tij, si dhe oficerët e Shërbimit Federal të Sigurisë, Aleksandr Samofal dhe Konstantin Kudryavtsev, të cilët e ndoqën Kara-Murzën gjatë udhëtimeve të tij, përpara se të helmohej në vitin 2015.

Pesë shtetasve rusë të sanksionuar u ndalohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa asetet e tyre në Britani ngrihen.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara sanksionuan gjashtë persona, përfshirë tre gjyqtarë, për rolin e tyre në paraburgimin e Kara-Murzës.

Kara-Murza u dënua në 17 prill me 25 vjet burgim për tradhti dhe vepra të tjera.

Verdikti u shqiptua më shumë se një vit pas arrestimit të tij nën akuzat për përhapje të “informacioneve të rreme” për forcat e armatosura të Rusisë.

Kara-Murza, kundërshtar i zëshëm i Qeverisë aktuale ruse, i hodhi poshtë akuzat.

Ai tha se është burgosur për pikëpamjet e tij politike, që janë kundër luftës në Ukrainë dhe kundër “diktaturës së presidentit rus, Vladimir Putin”. REL

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika