Kosova mposhtet nga Estonia në ndeshjen e parë kualifikuese të Evropianit

Kombëtarja e Kosovës U17 ka pësuar disfatë nga Estonia

Kombëtarja e Kosovës U17 ka pësuar disfatë nga një rival jashtëzakonisht kualitativ dhe me eksperiencë në garat ndërkombëtare, Estonia, të premten mbrëma në palestrën “1 Tetori”.

Vashat “Dardane”, të drejtuara nga Donald Suxho, treguan paraqitje dinjitoze, duke treguar performancë solide në setin e parë, të cilin e humbën pas një përpjekje të fortë me rezultat 19-25.

Seti i dytë ishte më i dominuar nga estonezet, pavarësisht disa momenteve të mira të vashave tona, por që eventualisht u desh të pajtoheshim me disfatë edhe në këtë set me rezultat 13-25, raporton FVK.

Mysafiret ndeshjen arritën të fitojnë pas triumfit në setin e tretë me rezultat 16-25, për t’i dhënë fund një përballje të cilën Kosova e humb me rezultat 0-3 por nga e cila mund të ndërtojë dhe të mësojë më shumë para ndeshjeve tjera të grupit.

Kosova U17 po garon në raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Evropian në Grupin E, të cilin po e organizon Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) në Prishtinë.

Ndeshjen e radhës Kosova U17 e zhvillon të shtunën kundër Ukrainës, me fillim nga ora 17:00.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika