Sekuestrohen dy armë zjarri në dy fshatra të Podujevës

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar dy armë zjarri në dy fshatra të Podujevës

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar dy armë zjarri në dy fshatra të Podujevës.

“Nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, në dy raste, lokacione të ndryshme (Batllavë dhe Orllan), janë sekuestruar dy armë zjarri”, njofton policia.

Sekuestrimi i parë është realizuar në fshatin Batllavë, ku për intervistim është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull, 40 vjeç.  Personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit TT, një karikator me dy fishekë.

“Ndaj personit të dyshuar është inicuar rast për veprat, Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës si dhe përdorim i armës, pasi që i njëjti dyshohet të ketë shtënë në një aheng”, njofton tutje policia.

Ndërsa sekuestrimi i armës së dytë, është bërë në fshatin Orllan të Podujevës, i dyshuari është mashkull, 21 vjeç. Mes të tjerash, policia njofton se ndaj tij është hapur rast për armëmbajtje pa leje.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika