Kurti: Për progres në dialog, Vuçiq duhet të distancohet nga Millosheviqi e Putini

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se duhet të ecet përpara në dialog, por sipas tij për këtë progres Vuçiqi duhet të distancohet nga Millosheviqi e Putini

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media (Fotografi e realizuar nga Armend Nimani / AFP)

Në një paraqitje para mediave pas takimit me Ministren  e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht, Kurti ka folur për dialogun dhe takimet në Berlin.

Kurti, ka thënë se nuk janë në parim kundër dialogut, por që nuk duan dialog pa parime.

“Kosova nuk mund të kthehet para vitit 1999 kur u çlirua. Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2008 kur u shpallë pavarësia. Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2010 kur u dha vendimi i GJND-së. Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2012 kur mbaroi mbikëqyrja e pavarësisë”, ka thënë ai.

I pari i ekzekutivit, është shprehur se duhet të ecet përpara, por sipas tij për këtë progres të procesit të dialogut, Vuçiqi duhet të distancohet nga Millosheviqi e Putini.

“Ne duhet të ecim përpara, e për të ecur përpara presidenti i Serbisë duhet të distancohet nga Millosheviqi e Putini. Kërkesa për kompromise në kushtet kur Vuçiqi asnjëherë nuk distancohet nga Mollosheviqi e Putini nuk është kërkesë për zgjidhje”, ka shtuar Kurti.

Kurti ka thënë se është për dialog nëse respektohet barazia e palëve.

Kurti: Dialogu duhet të jetë parimor, me njohje reciproke në qendër

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika