Elon Musk pritet të shërbejë si CEO i përkohshëm i Twitter

Elon Musk, pritet të shërbejë si CEO i përkohshëm i Twitter për disa muaj, derisa ai të përfundojë blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të kompanisë së mediave sociale “Twitter”

Elon Musk pritet të shërbejë si drejtor ekzekutiv i përkohshëm i Twitterit për disa muaj pasi të përfundojë blerjen e rrjetit social prej 44 miliardë dollarësh.

Musk raportohet se siguroi rreth 7.14 miliardë dollarë nga miqtë dhe investitorët e tjerë për të blerë Twitterin, raporton CNBC, transmeton Portal D.

Drejtori ekzekutiv i Twitter, Parag Agrawal, i cili ka udhëhequr kompaninë deri tani, ka thënë se nuk ka pasur shumë diskutime nëse marrja e kompanisë nga Musk do të dërgonte në një ndryshim të lidershipit.

Muajin e kaluar, Reuters ka raportuar se Musk kishte vendosur një CEO të ri për Twitter, duke cituar një burim të njohur me këtë çështje.

Agrawal, u ka thënë punonjësve gjatë një takimi se e ardhmja e Twitter është e pasigurt nën Muskin, sipas një raporti të veçantë të reuters.

Ndërsa, Musk në një postim në rrejtin social Twitter ka shkruar se, “Twitter” mund të bëhet me kosto për përdoruesit komercial/qeveritar.

“Twitter, do të jetë gjithmonë falas për përdoruesit e rastësishëm, por ndoshta një kosto e vogël për përdoruesit komercial/qeveritar” , ka shkruar Musk.

Blerja e Twitter nga Musk erdhi në një moment kyç për kompaninë. Agrawal ka thënë se do të fokusohet në rritjen e bazës së përditshme aktive të përdoruesve të Twitter dhe sjelljen e produkteve të reja për klientët.

Musk, i cili është pronari i Tesla dhe SpaceX, së fundmi ka drejtuar prezantime para investitorëve, ku ka dhënë projeksione financiare bazuar në analizën e tij të Twitter.

Aksionet e Twitter u rritën deri në 3 për qind të enjten në mëngjes. Aksionet e Teslas ranë më shumë se 6 për qind.

Twitter njofton se kompania do t’i shitet njeriut më të pasur në botë, Elon Musk

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika