“Mos leh”, Vela i drejtohet Petkoviqit duke i numëruar shkeljet e Marrëveshjeve të Brukselit nga Serbia

Blerim Vela, shef i Kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia s’do ta kundërshtojë pranimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Sipas tij, vota kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës duhet të penalizohet

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes, foto Telegrafi.

Blerim Vela, shefi i Kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ia ka numëruar kryenegociatorit serb, Petar Petkoviqit, shkeljet e Marrëveshjeve të Brukselit që Serbia i ka bërë ndër vite.

Të hënën, presidentja Osmani ka thënë se Serbia për më pak se 24 orë ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas saj, shkelja e parë ka qenë ndërhyrja e jashtme në zgjedhjet në Kosovë, ndërsa e dyta ka qenë lobimi dhe votimi kundër pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Në një postim në Twitter, Vela ka thënë se Serbia s’do ta kundërshtojë pranimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Sipas tij, vota kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës duhet të penalizohet.

“Petre, mos leh! Dje Serbia shkeli nenin 4 të Marrëveshjes së Brukselit që përcakton qartë: ‘Serbia s’do ta kundërshtojë pranimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare’. Vota juaj kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës duhet të penalizohet”, shkroi ai.

Siç thotë Vela, lista e shkeljeve të Serbisë është shumë e gjatë.

“Kur bëhet fjalë për marrëveshjet e mëhershme, lista e shkeljeve të Serbisë është shumë e gjatë: vula doganore, diplomat universitare, IBM dhe lëvizja e lirë, letërnjoftimet dhe targat e veturave, dokumentet e kadastrit, energjia”, shtoi ai.

Ndryshe, Petkoviq i kishte reaguar deklaratës së presidentes Osmani duke thënë se “kur Vjosa Osmani përmend shkeljet e Marrëveshjes së Brukselit, ndoshta i referohet Komunitetit të Komunave Serbe në Kosovë. Detyrimet e Prishtinës në këtë drejtim janë përshkruar në 6 paragrafët e parë të marrëveshjes dhe deri më sot, 10 vjet më vonë, rezultati është ZERO”.

“Guximi i Vjosa Osmanit, të predikosh dikë për shkelje të Marrëveshjes së Brukselit është absurde, por absurditeti është fjala më e mirë për të përshkruar filozofinë politike në Prishtinë. Zgjedhjet e djeshme sapo e konfirmuan këtë”, kishte shkruar ai.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika