Publikohet rregullorja për liberalizimin e vizave

Në nenin tre të kësaj rregulloreje thuhet se Kosova i ka përmbushur kërkesat e udhërrëfyesit të saj drejt një regjimi pa viza

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, të martën e 25 prillit është publikuar rregullorja 2023/850 për liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila do të hyjë në fuqi më 15 maj të vitit 2023.

Në nenin tre të kësaj rregulloreje thuhet se Kosova i ka përmbushur kërkesat e udhërrëfyesit të saj drejt një regjimi pa viza.

“Në bazë të një vlerësimi të një sërë kriteresh të renditura në nenin 1 të Rregullores (BE) 2018/1806, është e përshtatshme që mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova të përjashtohen nga kërkesa për vizë kur udhëtojnë në territorin e Shteteve Anëtare. Përjashtimi nga kërkesa për vizë do të sigurojë që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor t’i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash”, thuhet në këtë nen.

Rregullorja 2023/850 për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kjo rregullore është e përbërë nga gjithsej 12 nene.

Në nenin katër të saj, nga kërkesa për vizë duhet të zbatohet vetëm për mbajtësit e pasaportave biometrike të lëshuara nga Kosova në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).

“Ky përjashtim nuk duhet të zbatohet deri në datën nga fillimi i funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), i krijuar me Rregulloren (BE) 2018/1240 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit ose deri më 1 janar 2024, apo ndonjë datë tjetër që mund të publikohet më herët”, thuhet në nen.

Rregullorja 2023/850 për liberalizimin e vizave për Kosovën

Në anën tjetër, analisti politik, Demush Shasha, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka mjaftueshëm kohë që të informojë qytetarët për procedurat që i presin.

“Kjo do të lejoj mjaftueshëm kohë institucioneve të Kosovës të ndërmarrin fushatat e nevojshme të informimit për të drejtat dhe obligimet e qytetarëve që burojnë nga lëvizja e lirë në Zonën Shengen, por edhe do jap mjaftueshëm kohë autoriteteve kufitare të vendeve të BE-së të përgatiten për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës nga 1 janar 2024”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Rregullorja 2023/850 për liberalizimin e vizave për Kosovën

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika