Moska godet me raketë një muze në qendër të qytetit Kupiansk

Si pasojë një prej punonjësve të objektit u vra dhe 10 të tjerë u plagosën

Moska goditi të martën me raketë muzeun historik të qytetit Kupiansk. Si pasojë, një prej punonjësve të objektit u vra dhe 10 të tjerë u plagosën.

Ky zhvillim shihet si pjesë e një serie sulmesh të pamëshirshme ndërsa Ukraina po përgatitet për një kundërofensivë këtë pranverë.

Kievi tha se ushtria ruse përdori raketa S-300 për të sulmuar qytetin, që ndodhet në rajonin e Kharkivit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy postoi një video në median sociale ku shfaqej ndërtesa e rrënuar në qendër të qytetit, shkruan VOA.

“Vendi terrorist po bën gjithçka për të shkatërruar plotësisht historinë kulturën dhe popullin tonë”, tha Zelenskyy, duke shtuar se vrasja e ukrainasve nga Moska po kryhet me metoda tejet barbare.

Guvernatori rajonal i Kharkiv Oleh Syniehubov tha se tre persona ishin shtruar në spital, shtatë kishin marrë lëndime të lehta ndërsa po punohej për nxjerrjen nga rrënojat të dy personave të tjerë.

Trupat ruse e pushtuan Kupianskun në fazën e parë të agresionit të tyre në Ukrainë, por Kievi arriti ta rimarrë sërish qytetin pas një kundërofensive të befasishme në shtator, gjatë së cilës forcat ruse u dëbuan nga shumë zona të rajonit të Kharkivit.

Ushtria ukrainase po përgatitet tashmë për një kundërofensivë të re masive, duke u mbështetur në furnizimet më të fundit me tanke luftarake perëndimore e armatime të tjera.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika