Çmimi i naftës bie në nivelin e katër viteve më parë

Çmimet e naftës kanë rënë duke arritur në çmimin e derivateve të katër viteve më parë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Këto çmime i kemi pasur edhe para 4 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.70 cent, nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet, dhe te gjithë duhet të reflektojnë në shportën e qytetarit të jetë më e lirë“, tha ai për Dukagjinin.

Krahas kësaj, i njëjti ka vlerësuar se duhet të ketë edhe rënie të çmimeve në markete.

Berjani ka krahasuar edhe çmimet e derivateve në rajon, me ç’rast vlerëson Maqedoninë e Veriut për çmimet më të lira.

“Në Kosovë-Dizelli  1.26  €/ lit, Benzina 1.34 €/lit, Shqipëri-Dizel 1.59 €/lit, benzina 1.60 €/, Serbi- Dizell 1.59 €/Lit, benzin 1.60 €/lit”, Mali Zi-Dizel 1.41 €/lit, benzina 1.58 €/lit,  Bosnia-Dizel 1.30 €/lit, benzina 1.35 €/lit dhe Maqedonia veriore- Dizel  1.17. €/lit, benzin 1.33 €/lit”, ka treguar Berjani.

MINT publikonte çdo ditë çmimet tavan të derivateve. Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Çmimi i derivateve u rrit si shkak i rritjes së inflacionit, i ndikuar nga lufta Ukrainë-Rusi.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika