Hoti me rastin e 1 Majit adreson disa kritika për Qeverinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka adresuar disa kritika Qeverisë me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti

Ish – kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në lidhje me 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës, ka adresuar një mori kritikash.

Hoti ka listuar katër vërejtje me rastin e kësaj dite, se pagat nuk u rritën në vitin me inflacionin më të lartë në 15 vitet e fundit.

Sipas tij, bazuar në raportin e buxhetit për 2022, “shpenzimet totale për paga të 85 mijë punëtorëve të sektorit publik (që janë 1/4 e punëtorëve në nivel vendi) pësuan rënie me 3 përqind krahasuar me vitin paraprak”.

Ai ka dhënë kritika edhe për Ligjin e Pagave, që sipas tij, ka krijuar më shumë probleme sesa që ka zgjidhur.

“Ligji i pagave në sektorin publik më shumë krijoi probleme se që zgjidhi. Ky ligj krijoi pasiguri pasi uli ndjeshëm pagat, në veçanti në institucionet e pavarura dhe për profesionet e rralla në treg (ekspertët e teknologjisë së informacionit, inxhinierët e ndryshëm etj.). Për shkak që është shtyer miratimi i tij pa asnjë arsye, ishte vonë për tu buxhetuar në mënyrë të rregullt në buxhetin e vitit 2023. Për shkak të mungesës së konsultimeve me sindikatat, shumë të punësuar mbetën të pakënaqur dhe ligji përfundoi në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë Hoti.

Si vërejtje ka adresuar edhe Ligjin për pagën minimale.

“Ligji për pagën minimale, që do të ndikonte në rritjen e pagave të ulëta në sektorin privat, u miratua në lexim të parë në Kuvend para një viti. Nga atëherë është harruar plotësisht, edhe pse ky ligj përbënte ‘reformën’ kryesore të mazhorancës së majtë në pushtet”, ka vijuar Hoti.

Ai ka shtuar ndër të tjera se u dyfishua tatimi në pronë për shumë qytetarë dhe biznese, si dhe dy herë u shtrenjtua energjia elektrike.

“Pavarësisht se me subvencione po ndihmohen familjet që kursejnë energji, si dhe janë ndihmuar bizneset gjatë vitit 2022, në fund të fundit efekti makroekonomik është i njëjtë pasi po përdoren tatimet e qytetarëve për këto subvencione. Këto tatime do të mund të shkonin për të mira të tjera publike shumë më të nevojshme, siç është arsimi dhe shëndetësia”.

Ndryshe, të hënën shënohet një Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika