Haxhiu: Marrëveshja e Ohrit nuk ka filluar të implementohet

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se Marrëveshja e Ohrit nuk ka filluar të implemtohet

Gazetari Baton Haxhiu në një lidhje direkte në emisionin "Debat Plus" në RTV Dukagjini

Gazetari Baton Haxhiu, për takimin e nesërm në Beograd mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, ka thënë se lexuesit e vëmendshëm të dokumenteve ta kenë parasysh se çfarë ka ndodh dhe çfarë do të ndodhë.

Haxhiu ka thënë se marrëveshja e Ohrit nuk ka filluar të implementohet.

“Nesë është takimi i parë, i cili e prek në tavolinë statutin ose propozimin për statut, por këtu përfundon e gjitha rreth statutit për Asociacionin”, ka thënë tutje Haxhiu “Debat Plus“.

Haxhiu është shprehur se statuti mbetet pesha më e madhe e diskutimit të takimit të nesërm, por sipas tij, brenda statutit gjëja e parë që do të preket është çështja e letërnjoftimeve, pastaj do të merret një vendim që ka të bëjë me targat, dhe më pas do të dikutohet për Kishën Ortodokse.

Gazetari Baton Haxhiu ka shtuar se Asociacioni nuk guxon të ndryshojë nga ajo që Gjykata Kushtetuese ka vendosur në vitin 2015, duke theksuar se nuk mund t’i kalojë këto korniza.

Sipas Haxhiut nesër nuk do të vendoset asgjë por vetëm do të diskutohet.

Tutje ai është shprehur se veriu i vendit do të diskutohet si i veçantë brenda këtij dokumenti.

Të martën e 2 majit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, do të takohen në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika