“Babai” i inteligjencës artificiale jep dorëheqje

Geoffrey Hinton, 75 vjeç, ka thënë se ai është larguar për të folur lirshëm për rreziqet e AI dhe pjesërisht i vjen keq për kontributin e tij në këtë fushë

Geoffrey Hinton

Personi që shihet gjerësisht si “baba” i inteligjencës artificiale, ka lënë punën dhe ka paralajmëruar për rreziqet në rritje nga zhvillimet në këtë fushë.

Geoffrey Hinton, 75 vjeç, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga Google, përmes një shkrimi për gazetën New York Times, duke thënë se tani i vjen keq për punën e tij.

Duke folur për BBC-në, ai ka thënë se disa nga chatbot-et e inteligjencës artificiale janë “mjaft të frikshme”, duke paralajmëruar se ata mund të bëhen më inteligjentë se njerëzit dhe mund të shfrytëzohen nga “akterë të këqij”.

“Aktualisht, ato nuk janë më inteligjente se ne – me sa mund të them. Por, mendoj se së shpejti mund të jenë”, ka thënë Hinton.

Ai ka thënë se edhe mosha e tij ka luajtur rol në vendimin për t’u tërhequr nga gjiganti i teknologjisë.

“Jam 75 vjeç, kështu që është koha të tërhiqem”, ka thënë Hinton.

Në shkrimin e tij për gazetën New York Times, Hinton u është referuar “aktorëve të këqij”, të cilët mund të përpiqen ta përdorin inteligjencën artificiale për “gjëra të këqija”.

Ai ka thënë se deri vitin e kaluar besonte se Google kishte qenë një “kujdestar i duhur” i teknologjisë, por kjo ndryshoi pasi Microsoft filloi të inkorporonte një chatbot në motorin e tij të kërkimit Bing dhe kompania filloi të shqetësohej për rrezikun ndaj biznes kërkimit të tij.

Kur është pyetur nga BBC-ja për ta elaboruar këtë, ai është përgjigjur “Ky është thjesht një lloj i skenarit më të keq, një skenar makthi”.

“Mund ta imagjinoni, për shembull, një aktor i keq si [presidenti rus, Vladimir] Putin vendos t’u japë robotëve aftësi për t’I krijuar qëllimet e tij”, ka thënë Hinton.

Shkencëtari kryesor në Google, Jeff Dean, ka thënë se kompania “mbetet e përkushtuar për një qasje të përgjegjshme ndaj inteligjencës artificiale”.

“Ne po mësojmë vazhdimisht t’i kuptojmë rreziqet në zhvillim”, ka thënë ai.

Shkencëtari kryesor i Google, Jeff Dean, ka thënë në një deklaratë se Google vlerësoi kontributet e Hinton për kompaninë gjatë dekadës së fundit.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika