Haradinaj kujton të rënët në masakrën e Studimes: Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, plagët s’mbyllen pa u ndëshkuar krimet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar martirët e rënë në masakrën e Studimes së Vushtrrisë, duke thënë se plagët e popullit janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar martirët e rënë në masakrën e Studimes së Vushtrrisë.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata ranë duke u shndërruar në gurë themeltarë të lirisë së vendit.

Sipas Haradinajt, plagët e popullit janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet.

“Në 24-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë me përulje martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, që ranë për këtë tokë duke u shndërruar në gurë themeltarë të lirisë së vendit tonë. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse aspironin lirinë e vendit. Nuk do të ndalemi derisa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, shkroi Haradinaj.

Të martën e 2 majit janë bërë 24 vjet qëkur forcat kriminale serbe vranë shqiptarë të pafajshëm në Studime të Vushtrrisë.

Masakra e Studimes është një ndër masakrat më të mëdha ndaj civilëve shqiptarë.

Në dy majin e vitit 1999, paramilitarët serbë vranë 116 shqiptarë të pambrojtur, ndër ta edhe shumë fëmijë e gra, përfshirë këtu edhe një nënë shtatzënë.

Brenda dy orëve ishin pushkatuar nga paramilitarët serbë 116 persona civilë që ishin në kolonë për t’u shpërngulur në drejtim të Shqipërisë.

Shumë tjerë ishin plagosur e me mijëra tjerë pas arrestimit nga forcat serbe ishin depërtuar për në Shqipëri.

Masakra në Studime të Vushtrrisë nga krerët e institucioneve të Kosovës është quajtur ndër masakrat më të tmerrshme ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika