Ukraina rrëzon një dron të sajin në Kiev

FOTO: BBC

Forca ajrore e Ukrainës tha se ka rrëzuar një dron të sajin, i cili kishte humbur kontrollin mbi qendër të Kievit.

Për rreth 15-20 minuta, mbrëmjen e së enjtes, kishte shpërthime, derisa mbrojtja ajrore bënte përpjekje ta rrëzonte atë në një zonë pranë Zyrës së Presidentit.

Shefi i shtabit presidencial të Ukrainës, Andriy Yermak, tha fillimisht se droni i rrëzuar, “ishte i armikut”, duke iu referuar ushtrisë pushtuese ruse, raporton BBC.

Por, forca ajrore pranoi më vonë se droni ishte ukrainas dhe se ishte shkatërruar për t’i shmangur “rrethanat e padëshirueshme”.

Sipas saj, rrëzimi i dronit nuk shkaktoi viktima apo të plagosur.

Incidenti ndodhi pasi Rusia akuzoi Ukrainën për kryerjen e një sulmi të supozuar me dron, të mërkurën, në Kremlin.

Sipas Moskës, sulmi kishte për qëllim vrasjen e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili nuk ishte në ndërtesë në atë kohë.

Kievi i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka lidhje me sulmin e supozuar.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika