Presidentja Osmani përkujton Aganin në 23-vjetorin e vrasjes së tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se profesor Fehmi Agani ka qenë figurë përbashkuese dhe politikan konsistent me vizion të qartë për rrugën që duhet ta ndiqte Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar akademikun Fehmi Aganin në 23-vjetorin e vrasjes së tij.

E para e vendit, ka thënë se profesor Agani ka qenë figurë përbashkuese, dhe politikan konsistent me vizion të qartë për rrugën që duhet ta ndiqte Kosova.

Mes tjerash, presidentja Osmani ka shtuar se ai ka qenë i angazhuar një jetë të tërë në përmbushjen e synimit për shtetin e Kosovës.

“Si dorë e djathtë e presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova, profesor Agani dha kontribut të çmueshëm, në afirmimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Sipas saj, aktiviteti kombëtar i Aganit, u ndal më 6 maj 1999, kur forca të regjimit gjenocidal serb e vranë njërin nga strategët e lëvizjes paqësore.

“Vënia e autorëve para drejtësisë është synimi ynë i vazhdueshëm”, thuhet tutje në përkujtimin e Osmanit.

Ndryshe, edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përkujtuar, nënkryetarin e LDK-së, dijetarin e madh shqiptar, Prof.Fehmi Agani, në 23- vjetorin e vrasjes së tij.

”Sot, bëhen 23 vjet nga vrasja e ideologut, intelektualit dhe dijetarit të madh shqiptar, Prof. Fehmi Agani. Si shkrimtar, si gazetar, si politolog, si sociolog e mbi të gjitha si atdhetar i madh, profesor Agani ishte pjesë e gjeneratës së artë intelektuale e politike shqiptare në Kosovë gjatë fundshekullit të kaluar”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin e tij social, Facebook.

Fehmi Agani u lind në Gjakovë në vitin 1932, ku dhe mbaroi shkollimin fillor, ndërsa u vra më 6 maj të vitit 1999, nga forcat pushtuese serbe.

Abdixhiku: Fehmi Agani ka qenë si dora e djathtë e presidentit Rugova

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika