Qendra e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” fiton grantin në shumën e rreth gjysmë milioni euro, planifikon të investojë në puntori

Drejtori i Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, Blerim Gërvalla ka bërë të ditur se shuma e fituar planifikohet të investohet në paisjet e punëtorive që përmban shkolla e lartëcekur. Se sa janë të aftë për tregun e punës nxënësit e kësaj shkolle, Gërvalla ka deklaruar se ata janë të gatshëm për tregun e punës në masën e kënaqëshme

Qendra e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” ka fituar rreth gjysmë milion euro nga Fondi Rajonal i Sfidave, grant i bankës gjermane për Ballkanin Perëndimor.

Në një përgjigje për Dukagjinin, drejtori i kësaj shkolle Blerim Gërvalla ka bërë të ditur se shuma e fituar planifikohet të investohet në paisjet e punëtorive që përmban shkolla e lartëcekur.

“Grupi për hartimin e projekteve të Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” – Prishtinë me të vërejtur thirrjen për aplikim nga Fondi Rajonal i Sfidave (grant i bankës gjermane për ballkanin perëndimor në shumën 6 milion euro), ne kemi filluar plotësimin e dokumenteve në bazë të kritereve të kërkuara. Aplikimi është bërë në vitin 2022, kurse pranimin zyrtar të kontratës nga ana e donatorit për grantin e fituar e kemi marrë më datën 04.04.2023”, ka thënë Gërvalla gjersa ka theksuar se “Granti i fituar në shumën e 0.55 milion euro do të investohet, në bazë të planit të aplikimit, për paisjen e punëtorisë së Metalpunuesve, Dirigjimit Kompjuterik i Makinave dhe Mekatronikës me makineri (CNC makina etj), specifikacioni i makinave dhe paisjeve është bërë nga ana e ekpertëve të fushave qysh në fazën e aplikimit”.

Gërvalla ka treguar se drejtimi “Metalpunues” mban 55 nxënës, një paralele çdo vit gjersa thekson se Mekatronika është drejtim i hapur së fundmi.

“Dirigjimi Kompjuterik i Makinave numëron gjithësejt 60 nxënës (në secilin vit nga një paralele). Metalpunues – gjithsej 55 nxënës (në secilin vit nga një paralele). Mekatronikë – 36 nxënës (ky profil është hapur për herë të parë në shkollën tonë në vitin shkollor 2021/2022 dhe këta nxënës janë të klasës së dhjetë dhe njëmbëdhjetë)”, ka thënë Gërvalla gjersa ka theksuar se “Shkolla për momentin ka 950 nxënës të rregullt dhe rreth 180 nxënës në Arsimin e të Rriturve”.

Megjithatë, interesimi më i lartë mbetet në drejtimin e Automekanikës, Instaulesëve të i ujësjellësit – ngrohjes dhe klimatizimit (IUK-NK), Konfeksioner, Rrobaqepësi dhe Dirigjimi Kompjuterik i Makinave.

Duke qenë se “Shtjefën Gjeçovi” mbetet një shkollë profesionale, sa janë në të vërtetë këta nxënës të gatshëm për tregun e punës? Lidhur me këtë, Gërvalla flet bazuar në deklaratat e punëdhënësve.

“Nxënësit janë të gatshëm për tregun e punës në masën e kënaqëshme, këtë e them duke u bazuar në deklaratat e bizneseve të cilat vazhdimisht kërkojnë punonjës nga shkolla jonë”, ka treguar ai.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika