Përleshje mes disa personave në Prizren, një plagoset, arrestohen 9 të tjerë

Policia e Kosovës i ka arrestuar 9 persona, të cilët morën pjesë në një përleshje ku mbeti i plagosur një person

Policia e Kosoves, uniforma

Policia e Kosovës i ka arrestuar nëntë persona në Prizren, të cilët kanë marrë pjesë në një përleshje ku është përdorur edhe armë zjarri.

Sipas njoftimit, nga kjo përleshje ka mbetur një person i plagosur dhe disa të tjerë janë lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë, dy thika, një shufër metalike dhe një boks hekuri.

Rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

“Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë një përleshjeje që ka ndodhur midis disa personave. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, dy thika, një shufër metalike dhe një boks hekuri. Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK. Me vendim të prokurorit, nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika