Gërvalla pret në takim homologun e saj kroat, pjesëmarrës edhe ambasadori Berishaj

Ka nisur takimi në mes të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic Radman

Tashmë ka nisur takimi në mes të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic Radman.

Në këtë takim, i pranishëm është edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Radman do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Pas takimit është paraparë të ketë konferencë për medie.

Radman të martën do të takohet me krerët e institucioneve të Kosovës.

Nga ora 16:15 është paralajmëruar takimi i tij me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika