OKB: Kriza ushqimore do ta destabilizojë edhe më shumë Lindjen e Mesme

Programi Botëror i Ushqimit ka shprehur shqetësime se një krizë e vazhdueshme ushqimore në Lindjen e Mesme mund ta destabilizojë edhe më shumë rajonin.

Pesë shtete në këtë rajon janë duke u përballur me norma të inflacionit mbi 60 për qind, ndërsa disa të tjera me nivele treshifrore, ka thënë Corinne Fleischer, drejtore e Programit Botëror të Ushqimit, për rajonin e Lindjes së Mesme.

“Kur ushqimi bëhet i papërballueshëm, rezultat është uria”, ka thënë ajo përmes një deklarate, shkruan REL.

Varësia ndaj importeve dhe kriza klimatike, është thënë se vetëm sa mund ta përkeqësojnë situatën.

Programi Botëror i Ushqimit – agjencia e Komeve të Bashkuara – ka thënë se ushqimi në këtë rajon blihet me çmime të larta, pasi vetë rajoni nuk prodhon mjaftueshëm ushqim.

Ndërkohë, thatësia, valët e të nxehtit, zjarret pyjore dhe vërshimet, janë duke shkatërruar një pjesë të mirë të tokës pjellore.

Libani është shteti që është duke u përballur më së shumti me këto probleme.

Sipas Bankës Botërore, ky shtet renditet si një prej vendeve me inflacionin më të lartë në botë.

Siria është përmendur, po ashtu, si vend që vuan nga kushtet e rënda.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika