Osmani: Serbia kopje e Putinit, e përdor armatimin rus për të krijuar kriza në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar shtetin e Serbisë se vazhdimisht përdor metoda të ndryshme për ta destabilizuar rajonin.

Në një intervistë për “Këshillin Atlantik”, presidentja e Kosovës tha se ndikimi i Rusisë në Ballkan vjen përmes Serbisë, derisa shtoi se shteti serb furnizohet me armatim rus për të shkaktuar kriza në rajon.

“Ka një rritje të ndikimit rus përmes Serbisë, që të gjitha sistemet e armëve që Serbia i merr për vite janë nga Rusia dhe së fundmi edhe nga Kina. Këto armë Serbia i ka përdorur për të krijuar kriza. Nëse e shikojmë rolin e Rusisë, nuk mund t’i shikojmë si të ndarë se si Serbia po sillet, që është kopje e veprimeve të Putinit”, ka thënë ajo.

Presidentja Osmani u shpreh se faktorët ndërkombëtarë duhet të fokusohen dhe ta minojnë ndikimin e Rusisë në Ballkan, sepse sipas saj, nëse krijohet vakum i sigurisë, kjo do të shfrytëzohet nga Rusia, por edhe Kina.

“Pse mund të ketë sukses Rusia, është për shkak se ka një përfaqësues në Ballkan dhe ajo është Serbia. Për këtë gjë duhet të jemi më të brengosur. Po të mos kishte Rusia përfaqësues në rajonin tonë, ne nuk do të përballeshim me më shumë rrezik sesa pjesët e tjera të Evropës. Vëmendja e Evropës duhet të vazhdojë duke u siguruar që nuk ka vakum, sepse Rusia, dhe po ashtu Kina, do ta përdorin këtë për interesa të tyre”, tha ajo.

Osmani tutje tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, nganjëherë flet mirë se di do duhej të jenë gjërat, por që sipas saj, veprimet e tij janë në kundërshtim me fjalët që i thotë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika